Disa këshilla të vlefshme sesi të qetësoni kollën e fortë te fëmijët

femije_kolle

Kolla është një nga problemet shëndetësore të stinës së dimrit. Kjo ndodh shumë edhe tek fëmijët, po çfarë mund të bëhet kur ata kanë një kollë mbytëse.

Dihet që parandalimi është më i mirë se kurimi. NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit) ka disa këshilla të thjeshta dhe shumë të dobishme se si mund të luftoni ftohjen dhe kollën mbytëse tek fëmijët.

Ja për çfarë duhet të kërkoni kujdes mjekësor:

1.Fëmija ka pasur kollë më shumë se tre javë.

2.Kolla fillon të shpeshtohet ose përkeqësohet më shumë.

3.Nxjerr gjak kur kollitet ose ka probleme me frymëmarrjen apo dhimbje në gjoks.

4.Shfaq edhe simptoma të tjera, si rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme, ndryshim të zërit dhe ënjtje në qafë.

Nëse ka një kollë të lehtë duhet të bëni këto gjëra:

1.Të siguroheni që fëmija po merr pushimin e duhur.

2.T’i jepni sa më shumë ujë dhe lëngje.

3.Ilaçet si paracetamoli apo ibuprofeni duhet të merren me rekomandimin e mjekut. Ai përcakton edhe dozën e saktë sipas moshës së fëmijës.

4.Në këtë rast NHS rekomandon më shumë kurat natyrale të përgatitura në shtëpi dhe përpiquni të shmangni përdorimin e ilaçeve për fëmijët.

 

Pin It