Djali juaj është një gjeni…!

Një ditë Tomas Edison erdhi në shtëpi dhe i dha një letër mamasë së tij dhe i tha: “Mësuesja më dha këtë letër sot, dhe më tha të ta jap vetëm ty.”

Mamaja filloi të qante. Edisoni e pyet, “Mami pse po qan? Çfarë shkruhet në atë letër?”
Ajo mblodhi veten dhe filloi ta lexojë me zë për ta dëgjuar i biri, “Djali juaj është një gjeni. Kjo shkollë është shumë e vogël për të dhe nuk ka mësues mjaftueshëm të kualifikuar për ta mësuar atë. Të lutem mësoje vetë djalin.”

Pas shumë vitesh, mamaja e Edisonit ndërron jetë. Ai tashmë ishte një nga shpikësit më të mëdhenj të shekullit. Një ditë po kontrollonte me nostalgji në gjërat e vjetra të familjes. Papritur vuri re një letër të vjetër të mbështjellë në cep të një sirtari. E mori dhe e hapi. Në letër ishte shkruar:

“Djali yt është i vonuar, i sëmurë mendor. Nuk do ta pranojmë më të vijë në shkollë. Kjo ishte letra që i kishte dërguar mësuesja nënës së tij.

Edisoni qau për orë të tëra dhe më pas shkroi në ditari e tij:
“Thomas Alva Edison ishte një fëmijë i sëmurë mendor që u bë gjeniu i shekullit nga një nënë heroinë!”

 

Pin It