Gjeniu 9-vjeçar, dëshiron të vërtetojë shkencërisht se Zoti ekziston

 

william-maillis-02-435-1

Shumica e 9-vjeçarëve vijojnë klasën e katërt, ndërsa Williamtashmë është në mesin e studentëve të cilët vijojnë mësimet në kolegj.

William, i cili dëshiron të studiojë fizikën dhe kiminë e hapësirës, dhe ka për synim të doktorojë në astrofizikë, ndihet mirë ndërsa flet për konceptet si “zhvendosja hapësirë-tokë”, “singulariteti”, “graviteti i pastër” dhe me durim sqaron se pse vrimat e zeza nuk janë “super masive”, siç është teoritizuar nga mendje të tilla si Albert Einstein apo Stephen Hawking.

“Dëshiroj që të dëshmoj se Zoti ekziston”, thotë ai, duke treguar se vetëm një Forcë e jashtme mund të jetë e aftë për të krijuar kozmosin.

Maillis thotë se ai dhe gruaja e tij, Nancy e kishin kuptuar se biri i tyre ishte i avancuar kur kishte filluar të identifikojë numrat në moshën 6-muajshe dhe të flasë në 7 muajsh.

William është shumë i mprehtë”, thotë Maillis. “Ai memorizon çdo gjë që sheh”.

Më vonë, William vazhoi me gamën e bëmave mbresëlënëse akademike, përfshirë mbledhjen në moshën 21-mujshe; shumëzimin, leximin dhe shkrimin nëmoshën 2-vjeçare; algjebrën, gjuhën e shenjave dhe leximin në gjuhën greke nëmoshën 4-vjeçare; gjeometrinë në moshën 4-vjeçare; dhe trigonometrinë nëmoshën 7-vjeçare.

“Pas mbarimit të klasës së tretë vitin e kaluar, William vijoi njëkohësisht klasën e katërt dhe shkollën e mesme, madje duke marrë disa klasë kolegji, kurse këtë vit është regjistruar në kolegj me kohë të plotë”, tregon i ati i tij.

Maillis tregon se psikologu i kolegjit e ka përshkruar William-in si “gjeni të pastër” pas përcaktimit të testit të IQ.

Profesori i historisë së William, Aaron Hoffman, thotë se djali përshtatet mirë me studentët tjerë të kolegjit. Dallimi i vetëm është se Wlliam nuk merr shënime si nxënësit tjerë por thjeshtë dëgjon, lexon dhe absorbon materialin./albeu.com/

Pin It