Thaçi në vizitë dy ditore në Shqipëri, takime me politikanë dhe vizita në vende historike

thaci-tirane-655x356

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë. Ai u prit në një ceremoni shtetërore mirëseardhjeje nga homologu i tij Bujar Nishani. Pas takimit të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më vonë Thaçi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli, si dhe të bëjë vizita në pika të tjera në Tiranë dhe Shkodër.

Axhenda:

Të hënën (3 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Në orën 11:00, presidenti Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në orën 13:30, do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta

Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli

Në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Të nesërmen (4 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të vendosë kurora lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj

Pas këtij takimi, presidenti Thaçi do të vendosë gjithashtu kurora lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë

Rreth orës 13:00, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi do të vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë

Pin It