Djersitja e tepërt tek bebet rrezikon shëndetin e tyre

 

Pas një temperature të lartë djersitja është gjeja më e mirë që mund të na ndodhë. Madje ajo është sinjali i rënies së temperaturës. Në kushtet  normale, djersitja është një proces biologjik rregullues që ofron përfitime të shumta, por si cdo dukuri tjetër ajo ka anët e saja negative. Vecanërisht bebet nuk duhen lënë kurrë të djersijnë së tepërmi pasi mund t’u rrezikohet shëndeti. Duke qenë se bebet e porsalindura flenë shumë dhe orët në fazën e ciklit të thellë të gjumit janë të gjata, kanë më shumë gjasa të djersiten se të rriturit apo fëmijët.
Nëse kjo gjendje është e vazhdueshme dhe nuk varet nga faktorët e jashtëm si temperatura e ambientit mund të jetë një shenjë e sëmundjeve kardivaskulare si problemeve të ndryshme dhe Apnea-s së gjumit.
Mbinxehja është një faktor rreziku për sindromin e vdekjes së papritur të miturve (SIDS – sudden infant death syndrome). Dhoma ku fle foshnja juaj duhet të jetë e ngrohtë – rreth 16 deri më 21 gradë Celsius – dhe jo e nxehtë.
Nëse e mbani shtëpinë tuaj të freskët, dhe foshnja juaj pavarësisht se e keni veshur hollë, prapë djersitet, atëherë është koha ta vizitoni mjekun për t`u konsultuar.

Pin It