Ushqimet  e shëndetshme dhe “ekonomike”

“Gjërat e mira kushtojnë shumë” është një nga mitet e krijuara nga vetë njerëzit. Të paktën për ushqimet kjo frazë nuk është aspak e vërtetë. Për të gjithë ata që dëshirojnë të ushqehen shëndetshëm, duke shpenzuar pak para, kemi listuar disa prej ushqimeve të shëndetshme që kushtojnë pak.

  • DRITHRAT afër 180leke/kg: Drithërat si buka, trahanaja, makaronat, orizi, te gjitha te plota (me krunde) janë te pasura ne fibra, magnez, hekur, vitamina B
  • BIZELET & PATATET afër 100leke/kg mesatarisht te dyja: Te pasura ne fibra, vitamine C, vitamine A.
  • FASULET & THJERRZAT afër 200leke/kg: Te pasura ne proteina, fibra, hekur, magnez, vitamina B, antioksidante.
  • SARDELET afër 200leke/kg: Te pasura ne proteina, acide lyrore omega 3, fosfor, kalcium, hekur.
  • MISHI I PULES afër 350leke/kg: I pasur ne proteina, selenium, triptofan.
  • VEZET: Te pasura ne koline, proteina, acide lyrore esenciale, karroten, vitamina B, D.
  • GJIZA 150leke/kg: E pasur ne kalcium, proteina
  • KOSI I BER VETE 150leke/l: I pasur ne kalcium, proteina, probiotike.
  • SPINAQI: I pasur ne minerale, karotën, fibra, antioksidante
  • RUKOLA 300leke/kg: Tepër e pasur ne minerale, antioksidante, fibra, vitamine A, K
  • QEPET, PRESHI, HUDHRAT: Te pasura ne pwrbwrws qe forcojnë imunitetin dhe luftojnë kancerin. Antibiotik natyral.
  • RIGONI, SHEREBELA: Ne sezon gjenden mjaft lire, mund ti thani dhe te fitoni veti mbrojtëse unike!
  • FARAT E LULEDIELLIT, LINIT afër 300leke/kg: Te pasura ne vitamine E dhe Zink, yndyra omega dhe fibra.
  • FRUTAT E STINES & TE VENDIT afër 100leke/kg: Te pasura ne fibra, antioksidante dhe vitamina.
  • TURSHITE: Te pasura ne fibra, probiotike & prebiotike.

burimi: blerinadiet.al

Pin It