Dobitë e një dushi të ngrohtë

Pesha e tepërt është një prej problemeve aktuale që ka bërë studiuesit të marrin në konsideratë çdo element që mund të ndikojë në rënien e saj. Pikërisht këtij problemi i është dedikuar studimi më i fundit për banjën me dush të nxehtë.

Sipas studiuesve, thuhet se nëse qëndrojmë në dush për më tepër se gjysmë ore, djegim po aq kalori sa do digjnim me një ecje që zgjat 30 minuta.

Studiuesi, Steve Faulkner ka mbikëqyrur sasinë e kalorive të djegura te 14 burra gjatë qëndrimit në biçikletë dhe më pas e ka krahasuar atë me kaloritë e djegura për gjatë një ore në ujë të ngrohtë. Ai ka sqaruar se këtu vetëm djegia e kalorive është e përbashkët, pasi pa aktivitet fizik nuk do të mund të ushtroni muskujt tuaj, apo të bëni ushtrime kardiovaskulare.

Pin It