Studim: Mos qëndroni shumë gjatë në dush

dush

Sipas një studimi të fundit dushet e nxehta në dimër nuk duhet të zgjasin për shumë kohë.

Koha e kaluar nën ujin e nxehtë të fal ndjesi të papërshkrueshme por dermatologët thotë që sapo të mbaroni së lari trupin dhe flokët nuk duhet të qëndroni më nën ujë, sado qetësuese të jetë ndjesia.  Nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë në nivel qelizor lëkurën tuaj dhe ajo e fytyrës është më e rrezikuara duke qenë dhe më e hollë.

 Kapilarët mund të çahen duke ju lënë vijëzime të holla nëpër faqe.
Uji i nxehtë do të thajë gjithashtu lëkurën duke eleminuar nga kjo e fundit yndyrën natyrale e cila mban të shëndetshmë lëkurën.
Pin It