Drama “Jashtë derës”, premierë nga teatri “Migjeni“ dhe Ambasada Gjermane

Teatri “Migjeni“ dhe Ambasada Gjermane organizojne premierën e dramës “Jashtë derës” në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”.

Premiera e shfaqjes “Jashtë derës” e autorit Wofgang Borchert me regji të Stefan Çapaliku vjen në skenën e Teatrit Eksperimental  të mërkurën, më datë 11 Tetor në orën 19:00, hyrja e lirë.

Drama e kthimit në atdhe ”Jashtë derës” e Wolfgang Borchert është një nga pjesët teatrale më të rëndësishme të periudhës gjermane të pasluftës, e cila i dha famë shkrimtarit deri atëherë të panjohur. Protagonisti Beckmann, pas mbarimit të luftës, humbet nëpër rrënojat e Hamburgut dhe i klith botës protestën e tij kundër luftës dhe çdo forme tiranie.

Pjesa teatrale është perceptuar si një britmë dhe akuzë e një brezi të përjashtuar nga shoqëria e pasluftës dhe të brohoritur nga kritikët. Ajo është përkthyer në mbarë botën në 40 gjuhë. /ATA/

Pin It