Libraria që ngjan si një tunel i pafund librash

Libraria e Yangzhou Zhongshuge ka dysheme të zezë reflektuese dhe rafte me hark për të dhënë përshtypjen e një tuneli të pafund me libra.

Raftet arrijnë deri në tavan dhe falë pjesës reflektuese, rruga e kalimit duket si një vazhdim i pafund i librave.

Dizenjuesit thonë se e kanë krijuar këtë kryevepër, pasi janë frymëzuar nga ura e Zhen Yuan dhe urat e harkuara.

 

Pin It