Si të zgjidhni një libër të mirë në librari?

  1. Mos u gënjeni nga titulli. Vlen vërtet ajo thënia popullore “Mos e gjyko një libër nga kopertina”, pasi ndodh vërtet që një libër mund të të tërheqë shumë nga kopertina dhe titulli, ndërkohë që mund të mos ketë atë çfarë ti kërkon tek një vepër letrare.
  2. Pyesni shitësit e librarive, punonjësit e bibliotekave apo miqtë tuaj. Ata përgjithësisht janë lexues të rregullt dhe mund t’ju sugjerojnë libra vërtet të mirë, bazuar në shijet tuaja. Mjafton të shkoni, t’i tregoni se çfarë kërkoni në një libër dhe ata do t’ju ndihmojnë.
  3. Kërkoni për tituj librash edhe në internet. Ndoshta nuk e besoni që në internet mund të gjeni sugjerime vërtet të mira.
  4. Qëndrojini besnikë shijeve tuaja. Shpesh kur vendosim të lexojmë një autor të ri, apo një drejtim të ri letrar, zhgënjehemi. Kjo ndodh sepse shpesh nuk e gjejmë veten në këto risi, si dhe për faktin që jemi mësuar me një rrymë të caktuar letrare
  5. Mos u gënjeni nga reklamat dhe vlerësimet e shumta që u bëhen veprave në televizione, apo në massmedia.
Pin It