Rradhët në librari dhe mungesa e disa teksteve, MAS sqaron se nuk mungone asnjë tekst

76df5f8c-a4f3-4ccf-b5df-efaea3b06961

Edhe ky fillim viti i ri shkollore duket se nuk do te kalojnë pa probleme për nxënësit. Këtë të hënë në disa librari të kryeqytetit janë vërejtur radhë të gjata ndërsa në disa të tjera është lajmëruar se kanë munguar disa tekste shkollore.

Pas publikimit në media të shqetësimeve të prindërve, pasditen e sotme ka reaguar edhe Ministria e Arsimit duke sqaruar se nuk mungon asnjë tekst. Në reagimin e ministrisë  thuhet se deri në fillimin e shkollës të gjithë nxënësit do të pajisen me të gjitha tekstet. Aty shkruhet se librat janë por avaritë janë krijuar me shpërndarjet nga shtëpitë botuese.

Më poshtë reagimi i plotë i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ministria e Arsimit dhe Sportit po ndjek me prioritet shqetësimet e përcjella mbi shpërndarjen e teksteve shkollore. Të vetëdijshëm se ka nevojë ende për përmirësimin e shpërndarjes, MAS siguron të gjithë prindërit se tekstet janë gati për të qenë pjesë e procesit mësimor që në ditën e parë. Nuk ka asnjë shqetësim për mungesë tekstesh për nxënësit tanë por në bashkëpunim me shtëpitë botuese, që kanë detyrimin edhe të shpërndarjes së teksteve, po marrim të gjitha masat që ato të shpërndahen në kohë e pa konfuzion. Kalendari i përcaktuar, kryesisht në qytetet e mëdha duhet respektuar. 

Ju lutemi prindërve të ndjekin çdo informacion të afishuar në shkolla për të mënjanuar radhët dhe shqetësimet e krijuara.

Pin It