Dalin fituesit e parë në universitete! Do të ketë edhe një raund tjetër për vendet bosh

kule

Të gjithë maturantët të cilët aplikuan për të vazhduar studimet e larta në një nga universitetet publike dhe jo publike në shqipëri mund të kontrollojnë online për të zbuluar se ku kanë rezultuar fitues, pastaj është në dorën e tyre të zgjedhin për degën. Gjithmonë nëse rezultojnë fitues në më shumë se dy programe studimi.

Ndërsa për ata të cilët nuk e shohin veten në listat e fituesve duhet të presin edhe raundin tjetër që do të zhvillohet në ditët në vazhdim.

Studentët të cilët kanë fituar përveç regjistrimit online në internet duhet të bëjnë regjistrimin edhe në mënyrë fizike duke u paraqitur në fakultetet përkatëse.

Shans për të vazhduar studimet e larta kanë dhe maturantët, të cilët po i nënshtrohen testimeve të vjeshtës.

Pin It