Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë 45 dokumente në total, ja lista

policia-rrugore-gjoba_1470754108-5772443

Nga patenta, te leja e qarkullimit, te destinacioni i përdorimit të mjetit apo dokumenti i udhëtimit për shërbimet e rastit. Në total janë 45 dokumente që u kërkohen drejtuesve të mjeteve nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve të transportit apo policisë rrugore. Ky institucion ka bërë publike listën e plotë të dëshmive e certifikatave që u kërkohet çdo shoferi, në bazë të mjetit të transportit që drejton, si dhe në bazë të shërbimeve që ofron. Lista shtrihet tek të gjitha kategoritë e drejtuesve të mjetit, duke nisur nga makinat e vogla, deri te autobusët apo mjetet e rënda të transportit.

Sipas Drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor, drejtuesve të mjeteve të vogla u kërkohet leja e qarkullimit të mjetit, certifikata e Kontrollit Teknik, Taksave të regjistrimit dhe qarkullimit. Kërkohet gjithashtu leja e drejtimit të drejtuesit të mjetit dhe përputhja e saj me kategorinë e mjetit.

Për subjektet që ofrojnë shërbim taksi apo transport udhëtarësh kërkohen leja e operimit, dokumenti i udhëtimit për shërbimet e rastit në transportin brenda vendit të udhëtarëve, destinacioni i përdorimit të mjetit në përputhje me lejen e lëshuar nga organet përkatëse.
Kërkohet gjithashtu dhe dokumentacioni për mjetet origjinale të prodhuara për destinacionin e lejuar si dhe atyre që kanë kryer ndërhyrje konstruktive të kundraligjshme.

Lista e dokumentave që kontrollon Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor

Kontrolli shtetëror i specializuar i transportit rrugor gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie verifikon pajisjen me dokumenta të transportuesit dhe çdo subjekti tjetër objekt kontrolli, si dhe veprimtarinë që subjekti kryen nëpërmjet kontrollit të:

Lejes së qarkullimit të mjetit
Çertifikatës së Kontrollit Teknik të mjetit
Taksave të regjistrimit dhe qarkullimit të mjeteve
Lejes së drejtimit të drejtuesit të mjetit dhe përputhja e saj me kategorinë e mjetit
Dëshmisë së taksistit
Çertifikatës A.D.R. për drejtuesit e mjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme
Çertifikatës A.D.R. për mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme
Çertifikatës së aftësive profesionale Ç.A.P.
Liçencës
Çertifikatës së transportit
Autorizimit
Lejes së operimit
Dokumentit të udhëtimit për taksitë që udhëtojnë me pasagjer me një grup të pronotuar/rezervuar
Dokumentit të udhëtimit për shërbimet e rastit në transportin brënda vendit të udhëtarëve
Dokumentit të udhëtimit për shërbimet e rastit në transportin nderkombëtar të udhëtarëve
Destinacionit të përdorimit të mjetit në përputhje me lejen e lëshuar nga organet përkatëse dhe përdorimin e mjeteve origjinale të prodhuara për destinacionin e lejuar si dhe atyre që kanë kryer ndërhyrje konstruktive të kundraligjshme
Të mjeteve që kryejnë shërbim taksi pa liçensë, që krijojnë stacione jashtë territorit administrativ të organit liçensues, që krijojnë stacione në ato të linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve si dhe për rastet e transportit të udhëtarëve në kthim, jashtë territorit të vet administrativ
Rregulloren e udhëtimit për transportin e udhëtarëve me autobus
Aktit të vlerësimit të kushteve të komoditetit të mjeteve të transportit të udhëtarëve
Taksimetrit
Tahografit
Fletëve të udhëtimit për autobusa e kamiona dhe/apo polic-ngarkesën
Marrjen e udhëtarëve dhe bagazheve brenda kapacitetit të përcaktuar në lejen e qarkullimit dhe pajisjen e tyre me bileta, duke respektuar çmimet dhe tarifat e miratuara për to
Prerjes së biletës së udhëtarëve në agjensi apo nga fatorino që shoqëron mjetin
Pajisjen e bagazhit me nr. matrikulli, që ka bileta për bagazhin
Oraret e nisjes, vendnisjet dhe vendndalimet (stacionet) e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve, sipas grafikut të lëvizjes dhe akteve e dokumentacionit që i ka përcaktuar ato
Vendosjes në mjetet e transportit të udhëtarëve qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës, ndërkombëtar, etj, përveç shërbimit taksi, të tabelës së destinacionit të udhëtimit
Respektimi i kërkesave ligjore për kushtet e komoditetit dhe paraqitjes estetike të ambjenteve të brendshme të mjetit
Kryerjes së transportit të udhëtarëve në linjat ndërkombëtare me dy shoferë
Listës numerike, emërore të udhëtarëve dhe destinacionit të tyre për linjat interurbane dhe ndërkombëtare
Dërgimit të udhëtarëve deri në destinacionin e fundit nga shoqëriasi dhe marrjes së masave për zëvendësimin e mjetit në rast kur ai pëson defekt, avari, qoftë dhe për arsye madhore, etj
Pajisjes së mjetit taksi me targa të verdha, me ngjyrën dhe përshkrimet përkatëse të miratuara nga bashkia, me sinjalin me dritë me shkrimin taksi
Gjithë veprimtarinë dhe funksionimin e agjensive të transportit rrugor dhe dokumentacionin respektiv të tyre
Faturës së mallit (origjinën dhe vendmbërritjen)
Përmasave të ngarkesës dhe gabariteve të saj
Peshës së përgjithshme dhe peshës për aks, duke iu referuar faturave apo instrumentave të miratuar të matjes së peshës, etj
Të pajisjes së mjetit me kompletin e ndihmës së shpejtë dhe mjeteve të mbrojtjes nga zjarri
Lejes së qarkullimit të mjetit, pronë e autoshkollës, destinacioni autoshkollë
Autorizimit për mjetin autoshkollë
Siguracionin e mjetit autoshkollë
Kontratën e punës të instruktorit me autoshkollën
Dëshmin e Aftësisë Profesionale të Instruktorit
Autorizimin e kandidatit për drejtues mjeti
Tabelen autoshkollë

Pin It