‘E hëna pa telefon’ kush nuk përdor telefonin, paguan 25% më pak në restorant

Të gjithë nga pak e kemi përjetuar ndjesinë kur dikush i ulur me ne në një drekë nuk e ngre kokën nga telefoni e zëre se përballë nuk ka askënd.

Për këtë arsye, një restorant në Wells të Britanisë së Madhe, ka gjetur zgjidhje të zgjuar, që të ndahen të kënaqur edhe më të varurit prej telefonit.

Përmes ‘Të Hënës pa Telefon’ ata të cilët pranojnë ta lënë telefonin, do t’ju zbritet 25 për qind nga pagesa. Telefonat do të mbyllen në kuti, çelësat e të cilave i kanë vetëm pjesëtarët e stafit.

“Jam i ngjitur pas telefonit, por një ditë e lashë dhe bisedova me miqtë në tavolinë ku kalova shumë mirë. Desha që këtë përjetim ta kenë edhe tjerët, andaj e bëra këtë” ka thënë Rich Watkin, që pronar i lokalit.

Oferta e pazakontë është pëlqyer në masë të madhe, duke bërë që dita e parë e javës të jetë gjithmonë e mbushur me mysafirë që duan vetëm të bisedojnë.

Pin It