Elementët që tregojnë nëse gëzoni një mendje të shëndoshë

Rëndësia e shëndetit mendor është e njejtë me atë të shëndetit fizik.  Që të gëzoni shëndet mendor të fuqishëm, ju duhet të kuptoni rëndësinë e të nisurit mirë këtë rrugë për të funksionuar normalisht në çdo ditë te jetës suaj.

Më poshtë janë disa elementë të cilat tregojnë nëse gëzoni një mëndje të shëndoshë apo jo.

Lidhja me miqtë dhe familjen tuaj: Qëndroni gjithmonë në kontakt me shokët dhe familjen tuaj pa nxjerrë justifikime sesa të i/e zënë mund të jeni. Është e rëndësishme të ruani balancën në jetën tuaj midis punës, argëtimit dhe familjes sepse ata janë njerëzit që ju duan dhe kujdesen për ju.

Perqafoni ndryshimet: Shumë njerëz shprehen se nuk e pëlqejnë ndryshimin, por në fakt për të pasur një mendje të shendetshme duhet të pranoni shumë shpejt ndryshimet që mund të ndodhin në jetën tuaj.

Të dini kur të thoni Jo: Nese e dini që duhet të thoni jo ateherë thoni jo. Ju s’mund ti pëlqeni të gjithëve dhe e kundërta. Por e vërteta duhet thënë gjithmonë.

Mësoni nga gabimet e së kaluarës: Pas gabimeve në te kaluarën merrni përgjegjesinë për të kuptuar dhe për të mos përsëritur gabimet. Ky është një element i mendjes së shëndoshë sepse kjo mundëson zgjedhje më të mira për të ardhmen.

Mos prisni rezultate të menjëhershme: Një mendje e shëndoshë është e durueshme dhe nuk pret rezultate të menjëhershme. Ata kuptojnë se duhet të rezervohen dhe të shohin rezultatet pas një kohë pritjeje për realizimin e prioriteteve të tyre.

Burimi: Zeenews dhe ATA

 

 

Pin It