“E kemi ngritur perden nga ti, dhe e vërteta jote sot është e qartë.”

Shpirti racional tek njeriu, gëlon nga mrekullitë, si në dije edhe në fuqi. Përmes tij ai përvetëson dhe perfeksionon artet dhe shkencat, mund të kalojë sa hap e mbyll sytë nga toka në parajsë dhe anasjelltas, si dhe mund të eksplorojë qiejt dhe të llogarisë largësitë mes yjeve. Me anë të tij mund zërë peshkun në det dhe zogjtë në qiell dhe mund të nënshtrojë kafshët në shërbim të tij, si elefanti, deveja dhe kali. Pesë shqisat e tij janë si pesë dyer që i hapen duke e lidhur me botën e jashtme; por, më e rëndësishme se kjo, është se zemra e tij ka një dritare që hapet për t’i shfaqur botën e padukshme të shpirtrave.

Në gjendje gjumi, kur shtigjet e shqisave janë të mbyllur, kjo dritare është e hapur dhe njeriu furnizohet me mbresa nga bota e padukshme, dhe ndonjëherë me kumte që i përkasin të ardhmes. Zemra e tij shndërrohet në një pasqyrë që reflekton atë që është gdhendur në Pllakat e Fatit (Leuhi Mahfudh ose pllakat ku Zoti me dijen e tij ka caktuar fatin e çdokujt). Megjithatë, edhe në gjumë, mendimet tokësore e turbullojnë këtë pasqyrë, prandaj mbresat që ajo merr nuk janë të qarta. Sidoqoftë, pas vdekjes, të tilla mendime zhduken dhe gjërat shihen në realitetin e tyre të zbuluar, duke përmbushur kështu thënien kur’anore: “E kemi ngritur perden nga ti, dhe e vërteta jote sot është e qartë.”

Pin It