“Vetëm njeriu që ka provuar dritë dhe errësirë, luftë dhe paqe, ngritje dhe rënie, vetëm ai njeri e ka jetuar vërtet jetën”-Stefan Cvajg

Vetëm njeriu që ka provuar dritë dhe errësirë, luftë dhe paqe, ngritje dhe rënie, vetëm ai njeri e ka jetuar vërtet jetën.

Në histori si në jetën njerëzore, pendesa nuk e rikthen një moment të humbur dhe një mijë vjet nuk e rikthejnë atë që është shembur në një orë të vetme.

Në histori momentet gjatë të cilave arsyeja dhe pajtimi mbizotërojnë janë të shkurtëra dhe të papërfillshme.

Nuk ka sens sakrifica pasi ju e kuptoni se ajo është sakrificë.

Njeriu duhet të jetë i bindur vetë për t’i bindur të tjerët, në mënyrë që të ketë entusiazëm dhe t’i nxitë ata.

Vetëm fatkeqësia e mërgimit mund t’ia sigurojë botës në thellësi kuptimin dhe shikimin e thellë në realitetet e botës.

Pin It