E rëndësishme: Shikojeni fëmijën në sy!

Nënat, gjatë kujdesit të tyre për fëmijët i japin rëndësi shumë gjërave, por ajo që ndoshta  lënë pak mënjanë është kontakti me sy. Ekspertët na paralajmërojnë se, nëse fëmija nuk ju ndjek me sy kur ju komunikoni me të, menjëherë duhet ta dërgoni për kontroll tek mjeku.
Ata e kanë lidhur këtë kontakt me autizmin, diçka e cila është përfolur edhe më parë por tashmë është bërë edhe më e sigurt. Ekspertët theksojnë se mungesa e ndjekjes me sy dhe vendosjes së kontaktit me nënën, do të jetë një nga shenjat më të hershme që mund të na tregojë nëse fëmija është duke zhvilluar simptomat e autizmit.

Studimi u publikua në revistën “Mirror” dhe u ndoq nga ekspertja Miriam Stoppard. Miriam shpjegon se të porsalindurve ju pëlqen të shikojnë dhe analizojnë fytyrat që në ditët e para të jetës. Ata preferojnë të shikojnë më tepër fytyrat e njerëzve dhe jo objektet që nuk lëvizin. Lëvizjet e syve janë shumë të rëndësishme jo vetëm në lidhje me të mësuarin e fëmijës, por edhe në zhvillimin e asaj pjesë të trurit që lidhet me fytyrat dhe imazhet, gjë që ndikon në krijimin e marrëdhënieve sociale që në lindje.
Sipas një studimi tjetër të kryer në një qendër të fëmijëve autikë, mjeku Kren Pierce po përdor pajisje moderne që ndihmojnë në monitorimin e syve dhe lëvizjes së tyre. Ky është një hap përpara në lidhje me diagnostikimin e hershëm të autizmit.
Pra monitoroni shikimin e fëmijës! Nëse ai nuk ju shikon në sy kryesisht edhe ndërsa e ushqeni me gji duhet të flisni me mjekun!

Pin It