E vërtetuar tashmë, kanella më e mirë se ibubrofeni

Duke njohur efektet e rrezikshme të ibubrofenit në sistemin kardiovaskular, roli i kanellës është një zevendësim perfekt i ibubrofenit.
Kërkimet e fundit kanë treguar se kanella është efektive në reduktimin e dhimbjeve. Krahasimi i intesitetit të kanellës dhe ibubrofenit në trajtimin e dhimbjeve është bërë nga një grup kërkuesish Iranian.U pa se si kanella kishte pothuajse të njëjtin rezultat me ibubrofenin. Gjithashtu, duke i njohur efektet e rrezikshme të ibubrofenit në sistemin kardiovaskular, roli i kanellës është një zvendësim perfekt i ibubrofenit. Sepse ajo ka një rol pozitiv, si në presionin e ulët, ashtu dhe në presionin e lartë të gjakut.

1.Antibakterial natyral
Ajo ka veti antibakteriale dhe antifungale, aq shumë sa të pengojë rritjen e baktereve dhe kërpudhave ose ata që janë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të ushqimit bartës me baktere si Helicobacter pylori, i cili lëviz në heshtje në stomak duke shkaktuar vjellje dhe urth të rëndë.
2. Zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti
Në një studim të kryer në Universitetin e Kopenhagenit, pacientëve që u kishin dhënë një gjysmë lugë çaji pluhur kanelle të kombinuar me një lugë gjelle mjalti çdo ditë para mëngjesit, konstatuan një lehtësim për dhimbjen e artritit, aq sa mund të ecin, pas një jave, pa asnjë shqetësim.
3. Parandalon kancerin
Ajo mund të zvogëlojë përhapjen e qelizave të kancerit, sipas gjetjeve nga një studim i kryer në Universitetin e Teksasit, i publikuar në revistën “Nutrition and Cancer”. Një perspektivë e mirë, pra, për parandalimin e kancerit dhe sidomos për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.
4. Përmirëson kujtesën
Sipas disa kërkimeve, aroma dhe shija e kanellës janë nxitës në përmirësimin e kujtesës. Pikërisht për këtë arsye ajo duket një zgjidhje e shkëlqyer natyrale për disa sëmundje neurodegjenerative, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimer-it.
5. Ilaç natyral për dhimbjen e fytit
Kanella është një zgjidhje e shkëlqyer për dhimbjen e fytit. Në një ene zieni një filxhan ujë duke i shtuar 2 lugë mjaltë, 3 kanellë dhe pak piper. E lini për disa minuta dhe më pas e pini. Aroma djegëse në një minute do t’ju hapë të gjitha rrugët respiratore dhe vetia e saj antiseptike do të reduktojë inflamacionin e fytit.

Pin It