Kanella, përmirësuese e kujtesës

kanella

Kanella ka përdorime të shumta në kuzhinë, kozmetik nga ku përfitimet janë të shumta. Janë kryer disa studime mbi të mirat që sjell ajo.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Neuroimmune Pharmacology” ka rezultuar se kanella është një përbërës që përmirëson shumë kujtesën dhe për rrjedhojë rrit aftësinë për të mësuar tek nxënësit.

“Ky është padyshim çelësi për t’i bërë nxënësit e dobët, nxënës shumë të mirë në mësime”, tha Kalipada Pahan, mjeku që udhëhiqte studimin.

Studimet ende nuk kanë arritur në një konkluzion të saktë se pse disa njerëz janë të prirur të jenë më inteligjentë se të tjerët ndërsa disa nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara pavarësisht përpjekjeve.

Megjithatë studimi i fundit ka nxjerr se konsumimi i kanellës ndikon në zonat e trurit që janë përgjegjëse për kujtesën, duke e vënë atë në punë dhe duke e përforcuar. Ndaj do të ishte mirë ta përfshinit kanellën në gatime të ndryshme për të arritur edhe kujtesë më të mirë.

 

Pin It