Ecni si pinguin dhe nuk do të rrëshkisni në akull

penguin-walk

Rrugët e ngrira të shkaktuara nga temperaturat e ulëta përbëjnë një rrezik për të rreshqitur.

Shoqata e Ortopedëve në Gjermani ka këshilluar njerëzit që të ecin si pinguinët nëpër hapësirat me akull që të shmangin rrëzimin në sipërfaqen e ngrirë.

Në raportin e publikuar kërkohet që gjatë ecjes të imitohen shpezët e viseve të ftohta, që ngrehin gjoksin përpara në mënyrë që tërë graviteti të bie në pjesën qendrore të shputës.

Ndërsa nëse bëni ecje normale pesha e trupit bie varësisht në këmbën që është në tokë, kështu mund të humbet balanca dhe mund të bini në sipërfaqen e rrëshqitshme.

Ky studim është realizuar në vitin 2014 për Komunën e Berlinit, e cila nuk i pastroi rrugët nga bora dhe nuk u hodhi kripë dhe rërë në sipërfaqet e ngrira. Për shkak të saj mbi 750 njerëz u lënduan nga rrëzimi duke mbushur spitalet.

Pin It