Ekipet e mëdha me sytë nga Gotze

Generated by IJG JPEG Library

Mario Gotze mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Bayern Munich.

Hapësirat e pakta në formacionin bazë të bavarezëve kanë bërë që talenti gjerman të mendojë largimin nga Munichu.

Ylli i Gjermanisë ka oferta të rëndësishme nga skuadra të ndryshme evropiane, mirëpo e ardhmja e tij duket se do të jetë në La Liga.

Tri skuadrat e mëdha spanjolle, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid po mendojnë për të.

Ndërkohë djaloshi që i fitoi Kupën e Botës Gjermanisë falë golit të tij, po kërkohet edhe në Premier League dhe në Serie A.

Arsenal dhe Juventus janë dy skuadrat tjera që kanë shfaqur interesim për mesfushorin ofensivë.

Edhe pse nuk ka pasur hapësirat e duhura, Bayern e vlerëson lojtarin e saj mbi 40 milionë euro.

Pin It