Witsel në Itali, por jo te Milani

Axel-Witsel

Mesfushori belg, Axel Witsel ka shprehur dëshirën tij  për të luajtur në Serie A, dhe ajo dëshirë mund të bëhet realitet.

Ishte skuadra e Milanit ajo që e kërkoi më shumë se një vit mesfushorin dhe nuk e arriti dot.

Por për Witselin tani është një klub i ri që ka dalë në skenë dhe që po e kërkon me ngulm.

Fjala është për Romën e cila pas ardhjes të Luciano Spalletit në krye të skuadrës po tenton transferimin e mesfushorit të Zenitit.

Spalleti e njeh mirë Witselin pasi e ka trajnuar në Zenit dhe e dëshiron në Romë për një shumë rreth 20 milionë euro.

Pin It