Eksepertët zbulojnë lidhjen gjenetike të depresionit me diabetin

BXDCA8-stress_2722809b

 

Një studim i ri ka zbuluar që njerëzit e dëshpëruar kanë 60% më shumë gjasa që të preken nga depresioni. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar një lidhje gjenetike midis këtyre dy sëmundjeve, që shpjegon arsyen përse ato shfaqen zakonisht në të njëjtën kohë.

Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror i Londrës shpresojnë që zbulimi i tyre t’u hapë rrugë trajtimeve të reja që mund të kurojnë të dyja sëmundjet njëkohësisht. Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se pacientët me diabet kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni, apo e kundërta dhe deri tani ata kanë menduar se kjo ishte thjesht rastësore apo për shkak të mënyrës së jetesës.

Ndërkohë rezultatet e këtij studimi të fundit tregojnë se defektet gjenetike janë arsyeja kryesore përse këto dy sëmundje shfaqen në të njëjtën kohë. Tek 87% e meshkujve që vuajnë nga diabeti dhe depresioni, shkaku janë gjenet. Lidhja ishte pak më e vogël tek femrat, ku të dyja sëmundjet dhe gjenet ishin përgjegjëse për 75% të rasteve.

Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se pacientët me depresion janë 60% më të rrezikuar që të vuajnë nga diabeti, dhe ata me diabet kanë 15% më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni.

“Këto rezultate shpjegojnë faktin përse diabeti dhe depresioni shfaqen ndonjëherë të dyja njëkohësisht, edhe pse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të shqyrtuar efektin gjinor në këtë bashkëveprim mes faktorëve gjenetik dhe ndikimeve mjedisore, të tilla si dieta dhe mënyrën e jetesës”, shprehet dr. Carol Kan, lektore tek Departamenti i Mjekësisë Psikologjike i Institutit të Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës, tek Kolegji Mbretëror i LOndrës.

 

Pin It