Matura Shtetërore, ankimimi i notës nuk shërben për ndryshimin e saj

examen_TTT-650x435

Të hënën më 11 korrik është afati i fundit për ankimimin e notës nga maturantët, por sipas tyre ky proces nuk është efektiv. Maturantët thonë se rregullorja u njeh atyre të drejtën e ankimimit, por pa rezultat sepse nota gjithsesi nuk mund të ndryshohet.

Kjo do të thotë se edhe nëse ankesa e maturantëve pranë AKP-së rezulton e saktë dhe vlerësimi i testit është bërë gabim, nota mbetet e njëjtë. Sipas maturantëve kjo është veçse një procedurë burokratike, pasi vlerësimi i bërë nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) nuk ndryshohet.

Nga ana tjetër janë të shumtë maturantët që pretendojnë se provimet e tyre janë vlerësuar gabim.

Ashtu si vitet e kaluara, maturantët që rezultojnë ngelës do të kenë një mundësi të dytë për t’u ritestuar në fund të muajit gusht. Ndërsa aplikimet për universitete pritet të fillojnë pas datës 20 korrik.

Pin It