Universitetet, pas 16 tetorit një mundësi e tretë për maturantët

filologjiku

Maturantët të cilët nuk rezultuan fitues edhe në fazën e dytë të aplikimit për në universitete do të kenë mundësi të aplikojnë pas datës 16 tetor. Në këtë datë përfundon regjistrimi i fituesve në të gjitha degët dhe pas kësaj do të shihen kuotat bosh, të cilat do të plotësohen nga maturantët poshtë vijës së kuqe.

Kandidatët që kanë rezultuar fitues në fazën e dytë duhet të regjistrohen brenda datës 16 tetor, në të kundërt ata do të humbasin të drejtën e studimit në atë degë.

“Kandidatët të cilët nuk janë regjistruar brenda datës 16 tetor 2016, humbin të drejtën për t’u regjistruar në fazat e mëtejshme në programet e studimit ku ata rezultonin fitues”, thuhet në udhëzimin nr.13 të Ministrisë së Arsimit.

Pas mbylljes së regjistrimeve të raundit të dytë, në datat 17¬-18 tetor, do të shpallen fitues maturantët e tjerë, duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të dytë.

Pin It