“Kosova për budallenj”, komedi në skenën e TKEK

thumbnail_kosovo-of

 

Sonte në orën 20:00  skenën e Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të vihet shfaqja “Kovovo of dummies” (Kosova per budallenj),

Shfaqja është vënë në skenë nga regjisori i mirënjohur zviceran Johannes Mager, kurse luajnë aktorët: Albana Agaj, Gunther Kaindl, Ursula Stäubli, Robert Baranoëski, Nadim Jarrar. Pjesa eshte shkruar nga autori kosovar Jeton Neziraj.

Shfaqja është bashkëprodhim teatror i “Forever productions” (Zürich), „Schlachthaus Theater“ (Bern), Theater Ëinkelëiese (Zürich) dhe Kleintheater (Luzern).

“Kosovo für dummies” është një komedi e realizmit magjik, që në mënyrë groteske e sureale shtjellon një histori të vogël të një vajze me emrin Antigona, e cila dëshiron të fluturoj bashkë me ëndrrat e saj. Me këtë rast, duhet të tregojmë se në këtë komedi, nuk derdhet as një pikë gjak, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike.Drama ka fund të lumtur. Dhe ne e dimë që kjo gjë mund t’ju irritojë, por duhet t’ju tregojmë megjithatë: në fund të komedisë, Antigonës i lejohet qëndrimi në Zvicër.

Pin It