Ky është avioni luftarak më i shtrenjtë në botë

146788659513508952_797881280346298_6734994348528412827_n

Avioni më i shtrenjtë në botë, B-2 Spirit kushton gati 2.4 miliardë dollarë. Pas tij i dyti në radhë është F-22 Raptor dhe kushton 350 milionë dollarë. 

B-2 Spirit u porosit nga ushtria amerikane në vitin 1987, fluturoi për herë të parë në vitin 1989  dhe iu dorëzua ushtrisë në vitin 1997 nga prodhuesit Northrop Grumman Corporation.

Avioni ka një ekuipazh prej dy pilotësh mund të lëshojë bomba të rënda, edhe bërthamore dhe është llogaritur që të mos diktohet nga sisteme të sofistikuara radarësh.

Projekti vazhdoi gjatë administratës së presidentit Regan dhe kishte në plan ta furnizonte ushtrinë amerikane me 132 të tillë, por për shkak të çmimit të lartë janë prodhuar vetëm 21 gjithsej.

1467886645_1

Pin It