Vetitë çudibërëse të qumështit të bletës

qumesht_blete2

Qumështi i bletës është një produkt i përdorur gjerësisht në mjekësi për shkak të vetive të tij kuruese.Më poshtë do të gjeni disa nga vetitë e tij :

  • Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve). Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe preferohet shumë nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie.
  • Forcon sistemin imunitar dhe lufton alergjitë.
  • Ndihmon në prodhimin e baktereve të dobishme, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimeve dhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme.
  • Rrit nivelet e kolagjenit, i cili ndikon në parandalimin e rrudhave dhe tharjes së lëkurës.
  • Trajton osteoporozën, sëmundjen e kockave.
  • Shëron plagët dhe inflamacionet e lëkurës edhe më shpejt se vetë mjalti. Përdorimi i qumështit të bletës ndikon në ndryshimin e niveleve të glukozës dhe kjo gjë u vjen në ndihmë atyre që vuajnë nga diabeti.
Pin It