Emigracioni dhe plakja e popullsisë, në 2080 mund të jemi 2 mln banorë

pleqeria-plakja-pensioniste-2

Emigracioni dhe plakja po çojnë në tkurrjen e popullsisë në Shqipëri. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, në një intervistë për “Monitor” tha se parashikimet janë për një zvogëlim të ndjeshëm të popullsisë në vend, duke arritur në vetëm 2 milionë në vitin 2080.

Të dhënat për vitin 2012 tregojnë se popullsia rezidente në Shqipëeri ishte 2.9 milionë banorë, por kjo shifër ka ardhur në rënie si pasojë e rritjes së emigracionit dhe uljes së lindshmërisë. Personat që largohen nga Shqipëria janë kryesisht të rinj dhe kjo, së bashku me uljen e numrit të lindjeve tek çiftet e reja, po përshpejton ritmin e plakjes së popullsisë. Prandaj në vitin 2080 kategoria e  popullsisë mbi 65 vjeç pritet të arrijë në rreth 29.5% të popullsisë.

Ulja e popullsisë në moshë të re sipas Hados ka efekte të rëndësishmë në jetën social-ekonomike dhe në këtë drejtim vendi ka mbetur mbrapa me marrjen e masave të nevojshme. Sipas tij duhet kohë që masat të japin efektet e tyre, prandaj duhet ndërhyrë në disa drejtime për kontrollimin e situates.

Astrit Hado propozon rishikimin e sistemit të pensioneve dhe nxitjen e rritjes së lindshmërisë përmes shpërblimeve për fëmijët e sapolindur, subvencionet për familjet me shumë fëmijë dhe masa të tjera sipas shembullit të vendeve të Bashkimit Europian.

 

 

 

Pin It