HTC Desire vjen me model të ri

HTC-620x330

HTC ka njoftuar se do ta bëjë prezantimin e HTC Desire 530 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTC thotë se pajisja e re HTC Desire 530 do të hyjë në treg me ekran 5 inçësh prej 720 pikselëve.

Pajisja do të jetë e fuqizuar nga procesori i Qualcomm Snapdragon 210 me kapacitet prej 1.1 GHz. Po ashtu, HTC Desire do të ketë 1.58 GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme, Android 6.0 dhe dy kamerat, frontalen prej 5MP dhe kamerën kryesore prej 8MP.

HTC do të shesë pajisjen e re përmes rrjeteve mobile T-Mobile dhe Verizon me një çmim fillestar prej 179 dollarëve.

Pin It