Sistemi bankar, 89% mbështetet në kapital të huaj

banka-e-shqiperise

Sistemi bankar në Shqipëri mbështetet kryesisht në capital të huaj. Të dhënat e Bankës Qendrore për vitin 2015 tregojnë se rreth 89% e kapitalit të bankave në vend është i huaj.

Sipas Bankës së Shqipëri, peshën kryesore e zë kapitali turk me 25.7% të totalit. Shtetet pasuese janë Austria me 19,38% dhe Italia 15,78%. Ndërsa Franca dhe Gjermania vijnë pas kapitalit vendas.

Kësisoj kapitali shqiptar llogaritet të përbëjë afërsisht 11% të totalit, më një rritje të lehtë prej 0.45 pikësh gjatë vitit 2015.

Gjatë pesë vjetëve të fundit vihet re rritje e kapitalit turk, kundrejt atij austriak dhe grek, të cilët kanë pësuar rënie. Po ashtu në një rast kemi ndryshim të kapitalit francez me atë amerikan.

Ndër bankat që ekzistojnë në Shqipëri, gjithsej 14, vetëm dy janë me capital dhe aksionerë tërësisht shqiptarë. Më poshtë po japim përqindjet e kontributit në kapitalin bankar sipas shteteve.

Struktura e kapitalit bankar:

Shteti:                         Pesha:

Turqi                            25,7%
Austri                           9,38%
Greqi                           13,08%
Itali                             15,78%
Shqipëri                       10,95%
Francë                         5,76%
Gjermani                      3,61%
Të tjera jo nga BE         4,48%
Të tjera nga BE             1,26%

Pin It