Riciklimi, tre deputetë socialistë kërkojnë importin e mbetjeve

tir4

Tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kërkojnë lejimin e importit të mbetjeve me argumentimin se kjo do tëe krijojë vende të reja pune, rritje të PBB-së dhe dyfishim të eksporteve. Sipas deputetëve socialistë Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni ndalimi i importit të plehrave i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik industrisë së riciklimit, që punëson rreth 35 mijë persona, duke e detyruar të punojë me 30% të kapacitetit.

Deputetët i kërkojnë Kuvendit të miratojë një amendim në ligjin për menaxhimin e mbetjeve me qëllim lejimin e importit të ndaluar pas një debati të gjatë mes qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile. Relacioni i publikuar në faqen e internetit të paralamentit thotë se propozimi i përket Shoqatër së Ricikluesve, e cila përfaqëson interesat e kompanive që punojnë në fushën e grumbullimit të metaleve të përdorura, të plastikës dhe kartonit.

Në relacion thuhet se Shqipëria është e aftë të kontrollojë situatën përmes Inspektoriatit të Mjedisit, në mënyrë që të importohet kategoria e duhur e mbetjeve.

Kujtojmë që qeveria aktuale anulloi ligjin e miratuar nga qeveria paraardhëse për importin e mbetjeve që në ditët e para të ardhjes në pushtet, sipas premtimit të bërë para zgjedhjeve.

Pin It