Ja formulari i vetë deklarimit për zyrtarët e lart të administratës publike

 

Ministra, deputetë dhe të gjithë zyrtarë të lartë të administratës publike do të duhet të vetë deklarohen brenda dy muajsh pas hyrjes në fuqi të ligjit të dekriminalizimit. Nëpërmjet Formularit që shikoni në foto të gjithë zyrtarët e lartë të administratës publike do të vetë deklarojnë për të “pastërtinë” e të shkuarës së tyre. Sipas akteve nënligjore të cilat u miratuan ditën e djeshme, pasi të plotësohen formularët e vetë deklarimit ato do të regjistrohen dhe do të mbajnë një numër unik për çdo person. Në qoftë se formulari nuk plotësohet në të gjitha kërkesat e tij, zyrtarit i kthehet mbrapsht, dhe i lihet afat 5 ditë për t’u plotësuar, në të kundërt konsiderohet refuzim për të vetë deklaruar pastërtinë e figurës, çka sjell ndërprerjen e funksionit të tyre apo pengohen të zgjidhen apo emërohen në funksione publike.

Aktet nënligjore përcaktojnë një afat 3 mujor për të verifikuar të gjitha formularët e vetë deklarimit, më pas është Prokuroria e Përgjithshme që kryen gjithë procesin hetimor dhe në rast konstatimi të dhëna të rreme në formular, ndaj zyrtarit aplikohet shkarkimi nga detyra dhe ndiqet penalisht.

Pin It