Turqi, policia bastis redaksin e “Zaman”. Revoltohen qytetarët

zaman2

Me një vendim gjykate që asnjëherë nuk u shpjegua, qeveria turke ka konfiskuar asetet e gazetës “Zaman” e cila konsiderohej si e vetmja media opozitare ne vend. Një ditë më pare policia turke bastisi zyrat e gazetës.

Por ky veprim duket se ka shqetësuar shumë lexuesit besnik të kësaj gazet, të cilët u mblodhën përpara zyrave të sajë në shenjë proteste ndaj veprimit të qeveris turke.

Një prej manifestuesve mbante në duar një parullë ku thuhej: “Ne do të luftojmë për një shtyp të lirë”.
Ndërsa gazetari i “Zaman”, Emre Soncan në llogarinë e tij personale te rrjetit Twiter shkroi: “Qeveria e Turqisë konfiskoi një nga zërat e fundit kritikë, “Zaman”… Fundi i demokracisë”.
Në të njëjtat linja, kolegu i tij Abdullah Ayasun u shpreh: “Një ushtri policësh të armatosur bastisën gazetën dhe mua më nxorën jashtë”.
Ndërkohë policia turke për të shpërndarë qytetarët protestues përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.

Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi bastisjen e policisë si “aktin e fundit të një seri aksionesh ligjore kundër medias të marra nga qeveria turke”.
Lëvizja e autoriteteve të Ankarasë zyrtare kundër “Zaman” vjen disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë liroi nga burgu dy gazetarë, të akuzuar për zbulim sekretesh shtetërore.

pushtm

Pin It