Të hënën KLD zgjedh kreun e ri të Apelit, Malaj përballë Demirajt

217862_m

Këshilli i lartë i drejtësisë pritet që të zgjedh ditën e hënë me 7 mars, kreun e ri të gjykatës së apelit në Tiranë. Mësohet se në rendin e ditës të KLD me 11 pika, zgjedhja e kryetarit të ri të gjykatës është e 10-ta. Pjesëtare të garës për këtë post i cili ka një rëndësi të konsiderueshme janë dy persona. kreu aktual Alaudin Malaj dhe gjyqtari Hysen Demiraj. Katër muaj më parë KLD shpalli mbarimin e mandatit të Alaudin Malajt i cili vazhdon ende në detyrë si kreu i Apelit deri në zgjedhjet që do të kryhen ditën e hënë.

Pin It