Përditësohet WhatsApp, lejon dërgimin e dokumenteve në PDF

 

ll

WhatsApp ka përditësuar aplikacionin e saj për pajisjet Android dhe iOS, ku ka shtuar shpërndarjen e dokumenteve në PDF.

Kur të klikoni tek butoni i cili ngjan me një kapëse letrash, krahas opsioneve kamera, galeri, audio, vendndodhje dhe kontakte do të vëreni një opsion të ri të dërgimit të dokumenteve.

Tek pajisjet Android do të shfaqet menaxheri i skedarëve për të bashkangjitur çdo dokument në PDF.

Ndërkohë tek iPhone do të keni mundësi të bashkangjisni skedarë nga aplikacione të tjera, si Dropbox, Google Drive dhe OneDrive.

Përditësimi i ri do të jetë në dispozicion së shpejti tek të gjithë përdoruesit

Pin It