Ekspertët e Harvardit: Si t’i rrisni fëmijët në epokën digjitale?

Prindërit janë të shqetësuar për efektet që ka teknologjia tek fëmijët.

Ekspertët e Universitetit të Harvardit sjellin disa këshilla për rritjen e fëmijëve në epokën digjitale.

1.Tregojini fëmijës që i doni shumë

Sipas hulumtimeve të kryera nga psikologët, shumë fëmijë nuk e dinë se janë personi më i rëndësishëm në botë për prindërit. Fëmijët me të vërtetë që këto fjalë kanë nevojë t’i dëgjoni direkt nga ju. Mos harroni t’i thoni këto fjalë aq shpesh sa mundemi, sepse kështu fëmija do të ndihet më i sigurt, i dashur dhe i vlerësuar.

2.Shpenzoni kohë me fëmijët tuaj

Koha e shpenzuar me fëmijët është baza për çdo gjë. Duhet të interesoheni në pëlqimet dhe problemet që kanë fëmijët dhe më e rëndësishmja dëgjoni çfarë kanë për të thënë. Jo vetëm që do të mësoni më shumë rreth personalitetit unik të fëmijës, por veprat tuaja do të jenë shembull për ta se si të kujdesen dhe të jenë të vëmendshëm për të tjerët.

3.Mësojini si t’i përballojnë problemet dhe jo të shmangen

Nëse fëmija papritmas vendos të heqë dorë nga trajnimet e futbollit, pyetini ata të shpjegojnë se përse duan ta bëjnë këtë, e gjithashtu shpjegojani detyrimet që kanë për kolegët e ekipit. Nëse sërish këmbengulin në mendimin e tyre atëherë duhet të kërkoni për pasionet e vërteta të fëmijës tuaj.

Pin It