Ekspozita “Telling Stories”, histori shqiptare në Gjermani

Artdashësit gjermanë kanë njohur copëza nga Shqipëria përmes pikturave të dy artisteve Anila Hetoja dhe Edlira Harapi, në qytetin e Bocholt-it.

“Telling stories”, ekspozita e piktoreve shqiptare në qytetin Bocholt, mblodhi mjaft artdashës gjermanë të cilët vlerësuan punimet artistike të artisteve tona.

Ekspozita u realizua nën vëmendjen e piktorit gjerman Marco Huning.

Secila prej tyre, solli pranë publikut tematika të ndryshme, ku më së shumti artistja Edlira Harapi ishte fokusuar tek ndjenja shpirtërore, ndërsa artistja Anila Hetoja u përfaqësua me punime të veshjeve tradicionale ku dominonin ngjyrat, teknika në punimin e tyre.Në total u ekspozuan 15 punime të cilat ishin akrilike mbi kanavace.

Anila thotë se ky eveniment nuk ishte rastësor. Të dyja artistet kishin kohë që mendonin të prezantonin veten tek artdashësit gjermanë, dhe theksojnë se ky ishte bashkëpunimi i tyre i tretë.

“Me Edlirën kishim biseduar më herët mbi mundësinë e një hapje të ekspozitës në qytetin ku ajo banon, në Bocholt.

Të dyja artistet folën shqip por secila spikati me individualitetin e tyre.

Pikturat e Edlira Harapit të zhanrit konceptual, përcollën mesazhin e realitetit që na rrethon, ndërsa Anila Hetoja solli realitete të fokusuara tek format e qarta dhe tek loja me ngjyrat.

Gjithsesi, punimet e Anila Hetosë kësaj here ishin drejtuar tek tradita shqiptare, ndërsa punimet e artistes Edlira Harapi ishin të fokusuara tek femra e sjellë në një format konceptual.

Të githa punimet zgjuan interesin e publik shqiptar por edhe atij gjerman. Ishte kjo një shenjestër e zgjuar për të krijuar përshtypje edhe në median lokale te qyteti ku u mbajt ekspozita. Duke qendruar e hapur për dy javë, nuk mund të kalonte në heshtje pa u prezantuar edhe në shtypin gjerman. Ishte Marko Hyning, piktori mjaft i njohur qytetit, i cili organizoi aktivitetin për të sjellë një shembull për shoqërinë gjermane se bashkëpunimi më talentet sjell gjithmonë fryte të mira.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 18 shkurt.

ATA

Pin It