“Elefanti zhduket”, Ivana Dervishi shqipëron Haruki Murakamin

Ishim në studio me fotoreporteren Ivana Dervishi. Këtë herë, në cilësinë e përkthyeses së librit interesant “Elefanti zhduket”. “Elefanti zhduket” është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.
Si një mjeshtër i adhuruar për ndërtimin e personazheve aq të besueshëm, ai na dizenjon profile të çuditshëm dhe mahnitës karakteresh, të cilët, përmes grimcave të jetës së tyre të përditshme, duken sa të ngjashëm mes vedi, aq edhe bartës të unit të tyre dallues.
Fuqia e tij narrative, u jep mundësinë këtyre personazheve të vetërrëfehen për familjen, karrierën, dashurinë, vdekjen, miqësitë, të njohurit e të huajt që janë pjesë e jetës së tyre, duke bartur në rrëfime dhe filozofinë e tyre personale, e që ashtu bashkë, i japin lexuesit një ngrehinë mahnitëse të populluar nga qenie reale dhe surreale, siç vetëm Murakami di të na i dhurojë.
Pas suksesit në shqip të një sërë romanesh, ky vëllim me proza të shkurtëra, i paraqet lexuesit shqiptar një dimension tjetër mjeshtëror të këtij autori të adhuruar nga miliona lexues në botë.

https://soundcloud.com/spektrum-group/elefanti-zhduket-ivana-dervishi-shqiperon-haruki-murakamin

Pin It