Moti, e enjte 15 mars 2018

Kthjellimet dominojnë në të gjithë vendin deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen në zonat malore.

Orët e natës sjellin vranësira të fuqishme në territor të cilat gjatë natës do të gjenerojnë shira në Veri të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime në orët e para të ditës por një rritje me 2- 3°C, do të shënohet gjatë mesditës.

Era do fryjë mesatare por e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 60 km/h nga Jugperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë.

Pin It