Ti qeshu!

Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt  jep shpresa edhe tjerve.

Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon ti qeshu,

Në rasë se e vetmja karrigë që ke nështëpi

asht e shpueme dhe s’ka se ku të rrish, ti qeshu.

Në rast se s’ske zjarm e ke të ftohtë, po, ti qeshu.

Në rasë se ndonjë ditë, ashtu kot, të mungon edhe buka,

ti merre për lojë, për shaka dhe qeshu,

qeshu.

Pin It