”Elektro-pritja”, ndjesia e 6 e bletës për perceptimin e fushave elektrike

Wild-Bees-Are-In-Low-Numbers-In-Crucial-Areas

Bletët janë insekte të mrekulleshme për mënyrën unike të shoqërisë që ato kanë mes tyre, si dhe për aftësitë “inxhinierike” për të ndërtuar komplekse kosheresh të përbëra nga forma gjashtëkëndore.

Diçka e veçantë mbi bletët ka të bëjë me faktin se disa prej tyre kanë një ndjesi të gjashtë,ato janë në gjendje të perceptojnë fushat elektrike.

Kjo aftësi e bletëve ishte zbuluar pak kohë më parë, por sëfundmi një studim ka treguar se si ia bëjnë bletët të njohin fushat elektrike dhe se si e përdorin me saktësi këtë ndjesi.

E ashtuquajtura “Elektro-pritja”, nuk është një risi në natyrë (këtë aftësi e kanë peshkaqenët), por për kafshët në tokë deri më tani ka qenë më pak e studiuar.

Studimi ka zbuluar se te bletët, ajo që percepton elektricitetin është lëkura e pushëzuar. Po ky pushëzim bënë të mundur edhe funksionimin e ndjesive të tjera, si për shembull zhurmën dhe presionin e ajrit në përgjithësi.

Mekanizmi funksionon njësoj si tek qeniet njerëzore kur në prani të elektricitetit qimet në lëkurë fillojnë të lëvizin.

Ndryshimi i vetëm është se qeniet njerëzore nuk janë në gjendje t’i interpretojnë drejtpërdrejt këto sinjale duke ndier një ngarkesë, ndërsa bletët arrijnë t’i përdorin ato edhe për të zbuluar vendndodhjen e luleve.

Pin It