Emigrantët përleshen me autoritetet maqedonase

perleshje-c1200x600

Qindra emigrantë të dëshpëruar janë vërsulur drejt rrethimit në kufirin maqedonas, duke u përpjekur që të rrëzojnë gardhin me gjemba. Ata kanë arritur që të rrëzojnë barrierat mbrojtëse. Protestuesit janë përleshur me autoritetet, duke u bërë thirrje këtyre të fundit që të hapin kufijtë.

Ata hodhën gurë në drejtim të policisë maqedonase dhe arritën që të thyejnë një nga pengesat e rrethimit. Nga ana tjetër policia maqedonase ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë emigrantët, mes të cilëve ka shumë fëmijë. Shumë prej tyre qëndrojnë në binarët e trenave dhe refuzojnë të largohen, duke kërkuar me ngulm hyrjen në Maqedoni.

Raportohet se nuk ka pasur të lënduar dhe as të arrestuar. Mirëpo, nuk dihet sa njerëz mund të kenë kaluar kufirin gjatë këtij incidenti.

 

Pin It