Energjia elektrike, 1800 punonjës të OSHEE në terren

power

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se rreth 1800 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale në të gjithë vendin janë angazhuar për monitorimin e situatës së furnizimit me energji elektrike.

Në zona të ndryshme ka patur ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e kushteve atmosferike dhe reshjeve intensive të dëborës. Por sipas OSHEE-së 50% e defekteve janë riparuar.

“Në mesditë, është riparuar defekti në linjën 110 kV Kalimash­Kukës, i cili la pa energji prej mbrëmjes së djeshme qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij. Aktualisht po punohet për vënien në punë të fidërave 10 kV. Theksojmë se të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë. Pas një pune intensive të brigadave të avarive të OSHEE, është rikthyer energjia në rajonin e Korçës në zonat: Hudenisht/Pogradec, Libonik/Korcë dhe Mollas/Ersekë,” thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Në rajonin Shkodër:

Mide, Qaf Mali , Gjegjan, /Puke; Zona pranë Ujësjellësit Lezhe, Zejmen, Tale, Rrethina /Lezhë

Në rajonin Burrel:

Fan, Sllove, Bocevë, Zall Strickan, Dragu, Perlat, Bruc, Cerenec, Zall Dardhë si dhe pjesërisht zona e Shullaz.

Në rajonin Durrës:

Karpen, Kanaparaj

Në rajonin Kukës:

Bujan, Rragam

Aktualisht rajoni më i prekur nga defektet është Shkodra, Burreli, Durrësi dhe rajoni i Tiranës për shkak të motit të keq me reshje bore dhe erëra të forta OSHEE garanton të gjithë konsumatorët se do të vijojë të punojë pa ndërprerje për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Pin It