Dëbora ka pushuar, gjendja e rrugëve sot është kështu

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije gjendjen e rrugëve sot. Gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së si më poshtë:

Situata e akseve kryesore të vendit

Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë

ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Stebleve

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë-Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

 

Pin It