Epopeja e luftës! – Refugjatja 115 vjeçare ka një dëshirë të fundit

161014102513-eida-headshot-syria-refugee-super-169-655x356

Eida Karmi është refugjatja 115 vjeçare nga Siria. Ajo është gjyshe, por jo e zakonshme. Mund të konsiderohet si refugjatja më e vjetër e Sirisë.

Gjatë jetës së saj, ajo ka parë dy Luftërat Botërore dhe rënien e Perandorisë Osmane.

Tani, ajo është shpërngulur nga atdheu i saj dhe ndodhet në një kamp refugjatësh në Greqi, ende qindra kilometra larg familjes së saj në Gjermani.

“E vetmja gjë që dua në jetë tani është vetëm për të takuar sërish fëmijët, për t’i parë edhe një herë”, tregon e moshuara për CNN, me një vendosmëri të guximshme që duket sikur përgënjeshtron vitet e saj.

Një grua në një mision

Eida arriti në kampin e refugjatëve Moria në Greqi më shumë se një muaj më parë, në sajë të mirësisë së një të njohuri të vjetër të familjes. Emri i heroit të saj është Ahmed, i cili së bashku me gruan e tij, Berivan, ndihmuan për ta sjellë më shumë se njëqindvjeçaren në Evropë.

Akti i tyre bëhet më i shquar kur çifti ka edhe 4 fëmijë të vegjël me vete, të gjithë nën moshën 6 vjeçare, të cilët dëshirojnë të ndjekin një tjetër rrugë para fundit të këtij viti.

Ahmedi ka udhëtuar nga Kobani, një qytet verilindor në Siri rreth 300 km për në Turqi. Ata u larguan rreth 6 muaj më parë. Eida është bërë një anëtare de fakto e familjes së re.

“Udhëtimi nga Kobani në Turqi zgjati tre muaj për shkak të luftës”, thotë Ahmedi, i cili shton se ju deshën edhe një muaj për të kaluar nga Turqia në Greqi.

Eida dhe “familja” e saj re janë shtatë nga 94,642 persona, të cilët ia kanë dalë me sukses udhëtimit të rrezikshëm në det.

Ata ndodhen në kampin Moria në Greqi, ku strehohen më shumë se 4 mijë persona.

 

161014101823-ahmed-eida-syria-refugee-super-169 161014102046-eida-syria-refugee-port-super-169 161014102210-eida-syrian-refugee-port-2-super-169

Pin It