Si një familje edhe pse qindra kilometra larg

160901113418-unhcr-no-stranger-place-restricted-a-07-super-169

Kur qindra e mijëra refugjatë filluan të arrijnë në Berlin vitin e kaluar, Manuela dhe Joerg Buisset, braktisën planet e tyre për të dhënë me qira bodrumin e sapo rinovuar. E ofruan për refugjatët në nevojë.

Ahmed dhe Nourhan si dhe vajza e tyre Alin shkuan në familjen e tyre për të qëndruar për 10 ditë dhe gjithçka kishin sende personale ishin të përfshira në dy qese të vogla plastike. Më shumë se një vit më vonë, ata janë pjesë e familjes Buisset, edhe pse kjo nuk ka qenë e lehtë.

“Ahmed ishte shumë i pasigurt dhe i trembur, por ne menduam se ishte kokëfortë,” kujton Manuela.

Ai tregoi se ishin të humbur komplet nga gjithçka kishte ndodhur.

Gruaja gjermane e ndihmoi zonjën Nourhan për të shkuar në spital, ku lidi fëmijën e saj të dytë në korrik. “Ne jemi aq të lumtur këtu”, thotë Nourhan.

Edhe pse ata ndihen si në shtëpitë e tyre mijëra kilometra larg, familja sirian dëshiron të kthehet në Al Qeneitra në Siri. Në nëntor të vitit të kaluar kur nisën bisedimet për paqen, ata bënë gati valixhet e tyre, por muajt kaluan dhe paqja në Siri nuk ka ardhur ende.

Ky është vetëm një nga qindra rastet ku banorë të Evropës kanë ndarë shtëpitë e tyre me refugjatët sirianë. Për t’u vlerësuar apo jo?! /spektrum/

 

 

Pin It