“Express”: Integrimi i Shqipërisë mund të shtojë problemet financiare të BE

Britanikja “Express” e sheh me sy kritik integrimin e Shqipërisë në BE, pasi mendon se një hap i tillë pas daljes së Britanisë së Madhe mund të jetë problematik për Europën.

Sipas një artikulli në këtë media, Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës dhe anëtarësimi i saj në një kohë, kur BE-së i duhet të marrë masa për mbulimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga Brexit, mund të shkaktojë probleme.

Në shkrim thuhet se Shqiperia mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2020, por Bashkimi Europian duhet të mbyllë njëherë gropën prej disa milliard paund të shkaktuar nga Brexit.

Ekonomistë të ndryshëm paralajmërojnë për pasojat financiare që mund të sjellë për Europën integrimi i vendeve në krizë financiare. “Express” shkruan se Shqipëria ka shumë borxhe, varfëria është e lartë dhe në rrugë ka shumë lypës. Po ashtu shqiptarët e presin integrimin në BE si një mundësi për të shkuar në vendet europiane, pasi në Shqipëri nuk ka punë.

Pin It